“Më kanë vjedhur votat”, GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë, hetim edhe për KAS

“Më kanë vjedhur votat”, GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë, hetim edhe për KAS

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë kallëzimin penal të kandidatit të PD Aulon Kalaja dhe të hetojë Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, në KQZ, për veprën penale, “shpërdorim detyre”. Kalaja, i cili ishte kandidat i listës së hapur të PD në Durrës, nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvend, ndërsa pas zgjedhjeve ai pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat. Nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i opozitës ka depozituar disa kallëzime, njëri ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kishte kryer rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.   Top Channel