Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

Porti i Durrësit ka mbyllur dhjetëmujorin e parë të vitit me shifra rekord, duke shënuar rritje në çdo tregues kryesor të aktivitetit. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–tetor 2025 në port janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë. Nga volumi total i mallrave, 2,442,518 tonë përfaqësojnë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe demonstron rolin e Portit të Durrësit si një qendër e qëndrueshme furnizimi dhe distribucioni. Edhe sektori i konteinerëve, sipas APD-së, ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë dhjetëmujorit janë përpunuar...