Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pezullimi nga detyra i zv.kryeministres Balluku, GJKKO jep masa arresti edhe për dy funksionarë të tjerë
Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH. Burime jo zyrtare ia kanë konfirmuar këtë informacion gazetares së Top Channel Anila Hoxha. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa të shpallura pasditen e djeshme. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, që lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të...