“Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

“Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke krijuar një kompani bijë “Besa Agro Invest”, me qëllim investime në fushën bujqësore. Me një kapital rreth 5 milionë euro, “Besa Agro Invest” e Muçajt shpresonte që të rriste portofolin financiar. Por, pa mbushur një dekadë nga nisja e aktivitetit, subjekti tregtar u gjend në kushte të vështira financiare. Në vitin 2023, aksioneri kryesor, “Fondi Besa”, tashmë me emrin e ndryshuar “Albania Besa Capital-ABC”, kërkon falimentin e shoqërisë “bijë”. Në foto: Presidenti i “Fondi Besa”, Bajram Muçaj Procedurat për shpalljen e falimentit kanë nisur në vitin 2023, ku shoqëria e Bajram Muçaj dorëzoi kërkesën përkatëse pranë Gjykatës së Tiranës. Gjyqtarja Antonela Prendi, me vendimin e...