Plani i paqes Rusi-Ukrainë, Zelensky pret në Kiev zyrtarët e lartë amerikanë

Plani i paqes Rusi-Ukrainë, Zelensky pret në Kiev zyrtarët e lartë amerikanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, teksa raportohet se Moska dhe Uashingtoni e kanë përpiluar një plan të paqes, që kërkon nga Ukraina të bëjë koncesione të mëdha. Draft-propozimi i ri amerikan për të ndalur luftën në Ukrainë parasheh që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe armët, sipas raportimeve të disa mediave të datës 19 nëntor. Propozimi amerikan raportohet se përfshin edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse. Përveç kësaj, parashihet që trupat e huaja të mos kenë prezencë në tokën ukrainase dhe...