Media meksikane: Si i pastronte miku i Ramës, Luftar Hysa milionat e kartelit Sinaloa

Media meksikane: Si i pastronte miku i Ramës, Luftar Hysa milionat e kartelit Sinaloa

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara thekson se këto biznese të vendosura në Kuliakán, Mazatlán, Los Mochis dhe Guamúchil janë pjesë e një rrjeti kompanish që i përkasin familjes Hysa, me origjinë shqiptare, e cila që prej vitit 2021 është identifikuar si e lidhur me grupe kriminale. Nga Roxana Vivanco, RIO DOCE Mes viteve 2017 dhe 2024, dhjetë kazino – përfshirë Mirage në Kuliakán – dhe tre degë të kazino Midas në Mazatlán, Los Mochis dhe Guasave, të operuara nga familja Hysa, lehtësuan pastrimin e më shumë se 2 milionë dollarëve për Kartelin e Sinaloas, sipas FinCEN të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Këto biznese, duke përfshirë Midas në Agua Prieta, Sonora dhe Rosarito, Baja California; Palermo në Nogales dhe Skampa në Ensenada, Baja California...