Korça në errësirë, 1700 familje pa energji elektrike pas stuhisë së fortë

Korça në errësirë, 1700 familje pa energji elektrike pas stuhisë së fortë

Rreth 1700 familje në Qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka përfshirë rajonin gjatë 48 orëve të fundit. Situata më problematike paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve të regjistruara në nënstacionin e qytetit, 1444 familje vijojnë të jenë pa energji. Ndërkohë, në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë dhe Pulahe, 208 familje janë pa furnizim për shkak të një defekti në nënstacionin e Rehovës. Përveç tyre, 50 familje në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske dhe Grabockë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit në fidrin nr. 6. Sipas të dhënave, gjashtë grupe pune të OSSHE Korçë ndodhen aktualisht në terren për të riparuar defektet dhe për të rikthyer furnizimin me energji. Megjithatë, terreni i thyer malor dhe...