Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Luftë” amerikano-kineze për portet e Greqisë/ Pekini kundër deklaratave të ambasadores amerikane: Po njollos bashkëspunim ekonomik
Ambasada e Kinës në Athinë ka reaguar ashpër pas deklaratave të ambasadores së re amerikane, në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila në një intervistë e quajti “të pafat” faktin që porti i Pireut i kaloi kolosit kinez COSCO-s dhe la të kuptohej se “ka mënyra për ta anashkaluar këtë” duke sugjeruar që Greqia duhet të “shesë portin për të kundërbalancuar ndikimin kinez. Kjo deklaratë sipas përfaqësisë diplomatike të Pekinit, përbën ndërhyrje të papranueshme në çështjet e brendshme të vendit dhe një përpjekje të hapur për të njollosur bashkëpunimin ekonomik mes Greqisë e Kinës.Në reagimin zyrtar, zëdhënësi i ambasadës kineze thekson se komentet e diplomates amerikane janë “sulme të pabazuara” ndaj investimit kinez në Pire dhe pasqyrojnë “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe logjikë hegjemone”. Sipas...