Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndotet liqeni i Kukësit, anija ekologjike qëndron si relikte në breg të tij
Liqeni i Kukësit, i cili shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike në HEC-in e Fierzës, sot po përballet me një nga krizat më të rënda mjedisore në historinë e tij. Ndotja e pakontrolluar ka mbuluar thuajse të gjithë sipërfaqen mbi Kukësin e vjetër, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën që dikur e bënin këtë liqen një ekosistem të gjallë e të pasur. Plastika, mbeturina të shumta dhe materiale të tjera të rrezikshme kanë pushtuar ujin, duke e shndërruar një pasuri ujore në një pasqyrë të hidhur të neglizhencës sonë kolektive. Situata është përkeqësuar pas reshjeve intensive të shiut, të cilat rritën ndjeshëm prurjet në lumenjtë që furnizojnë liqenin. Pjesa më e madhe e mbeturinave vjen nga dy burimet kryesore: Drini i Bardhë nga Kosova...