Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulme të reja në Rripin e Gazës, Mbrojtja Civile raporton tre të vdekur
Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas granatimeve izraelite në pjesën jugore të enklavës. Ngjarja ka ndodhur në zonën Bani Suhaila, në lindje të Khan Yunis, rreth orës 04:00, sipas një burimi në Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Hamasi. Sipas autoriteteve lokale, granatimi goditi një shtëpi ku ndodheshin civilë. Ndërkohë, zjarri i artilerisë izraelite ka vijuar edhe pas kësaj ngjarjeje, pavarësisht se sulmet ajrore raportohet të jenë ndalur rreth orës 05:00. Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të vendosur një muaj më parë. E pyetur nga agjencia AFP në lidhje me incidentin, ushtria izraelite deklaroi se ishte duke u informuar për rastin.