Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë në Itali, vëllai vret me thikë të motrën, i telefonon vetë policisë: Nuk mund ta duroja më
viktima dhe autori ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Napolin, ku një 25-vjeçar telefonoi numrin 112 për të rrëfyer se kishte vrarë me thikë motrën e tij. Kur karabinierët mbërritën në banesë, gjetën të pajetë 23-vjeçaren Noemi Riccardi, ndërsa vëllai i saj, Vincenzo Riccardi, pranoi menjëherë autorësinë e sulmit, duke deklaruar se kishte vepruar në një “gjendje çmendurie”. Sipas hetuesve, menjëherë pas krimit ai ka bërë edhe një video-telefonatë me nënën, duke i treguar trupin e vajzës. Karabinierët e stacionit të Nolas e arrestuan 25-vjeçarin në vendngjarje, ndërsa Prokuroria hapi hetimin për të zbuluar motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Mediat italiane raportojnë se se si Vincenzo, ashtu edhe motra e tij Noemi, trajtoheshin në të njëjtën qendër të shëndetit mendor në Nola. Hetimet po...