Një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, Australia ndalon çdo rrjet social për fëmijët nën 16 vjeç

Një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, Australia ndalon çdo rrjet social për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ka vendosur një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, duke ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Vendimi erdhi nga Komisionerja e Sigurisë Elektronike, Julie Inman Grant, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin e platformave dixhitale tek adoleshentët. Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka filluar tashmë fshirjen e llogarive të përdoruesve australianë që nuk plotësojnë kushtin e moshës. Qindra mijëra adoleshentë kanë marrë njoftime se profilet e tyre do të hiqen deri më 10 dhjetor. Kompania ka kërkuar nga prindërit të verifikojnë datat e lindjes së fëmijëve dhe të mos ndihmojnë në anashkalimin e kufizimeve të reja. Autoritetet theksojnë se metodat e mëparshme të përdorura nga të rinjtë...