Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbulohen email-et e reja në lidhje me skandalin në Britani, Princi Andrew kishte marrëdhënie të fshehtë me punonjësen e Jeffrey Epstein
Një seri e re dokumentesh të çështjes Epstein ka hedhur dritë mbi një komunikim privat ku ish-gazetari amerikan Landon Thomas Jr i shkruante financierit Jeffrey Epstein se “Princi Andrew kishte pasur marrëdhënie konsensuale” me një punonjëse të tij. Emaili, i dërguar në janar 2015, sugjeron se lidhja publike e Andrew me Epstein po “mbante gjallë historinë”. Në mesazh, Thomas Jr i kërkon financierit të distancohet nga ish-anëtari i familjes mbretërore britanike, duke theksuar se pikërisht Andrew ishte arsyeja pse akuzat po vazhdonin të riktheheshin. Princi Andrew ka mohuar gjithmonë se ka pasur dijeni apo përfshirje në krimet seksuale të Epstein, pavarësisht miqësisë së tyre të ngushtë. Thomas Jr, i cili konsiderohej i afërt me Epstein, u kontaktua nga The Telegraph pas publikimit të dokumenteve. Ai...