Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Qarkun e Lezhës, dëmtohet argjinatura e kënetës në Tale/ Rrezikohet përmbytja e disa banesave
Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pasoje e motit te keq me reshje te dendura shiu. Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit të lagunës shkaktoi dëmtim të argjinaturës, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë gjithë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme. Ndërkohë, situata ka qenë problematike edhe në Mirditë, ku aksi rrugor Rrëshen–Bukmir ka pësuar shembje në disa pika, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Punëtorët dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor...