“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës. Marrëdhënia me Melonin….

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës. Marrëdhënia me Melonin….

Intervista e Kryeministrit Edi Rama për ‘The Europe Conversation’, Euronews: Moderatorja: I ftuari im për këtë “Europe Conversation” është Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Zotëri, falemnderit shumë që erdhët. Kryeministri Edi Rama: Falemnderit që më ftuat. Moderatorja: Jeni në Bruksel duke zhvilluar bisedime për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndaj pyetja që vjen në mend është: “Përse dëshiron Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së?” Kryeministri Edi Rama: Sepse kjo është ajo që kemi dashur gjithmonë dhe, më në fund, mundemi. Kemi bërë një rrugë shumë të gjatë për të ardhur deri ketu. Kemi qenë nën perandori të ndryshme dhe, më në fund, me zgjedhjen tonë, duam të bëhemi pjesë e kësaj perandorie. Moderatorja: Oh, ju e konsideroni Bashkimin Europian perandori? Kryeministri Edi...