Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar

Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar

anije tregtare TIRANË- Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Megjithëse numri i mjeteve detare me pronarë shqiptarë është jo i vogël, ata preferojnë t’i regjistrojnë anijet e tyre në porte të tjerë të Evropës apo të botës. “Aktualisht, rreth 40 anije të tonazheve deri në 6 mijë ton janë në pronësi të shtetasve shqiptarë,” tha për BIRN inxhinieri mekanik Albert Garori, ndërsa shtoi se vetëm shtatë prej tyre janë të regjistruara në Regjistrin Detar Shqiptar. Specialistët e sektorit shprehen se pas braktisjes së flamurit kombëtar qëndrojnë kryesisht tarifat më të ulëta të regjistrimit në portet alternative, por jo vetëm. Në ketë vendim, ndikojnë edhe kushtet teknike të anijeve, çka i ka detyruar institucionet ndërkombëtare detare t’i rendisin...