Dështoi ”Diella” e Ramës! OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin

Dështoi ”Diella” e Ramës! OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin

Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA. Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi. Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit të sistemeve të AI në shëndetësi, një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm për ndërtimin e besimit në teknologjitë që po transformojnë shërbimet mjekësore. Të gjitha...