Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Moti i keq në Lezhë/ Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Lezha është përballur me probleme serioze gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi kanali kryesor kullues në Tale theu argjinaturën, duke rrezikuar banorët e Myltes. Disa banesa u rrethuan nga uji, ndërsa pati edhe përmbytje të tokave bujqësore. Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik. Banorët thonë se uji po shtohet me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.