Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në parim projektbuxhetin 2026, si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
Seanca maratonë prej rreth 16 orësh që nisi rreth orës 10:00 të së mërkurës, përfundoi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Projektbuxheti 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro mori 83 votat pro të shumicës socialiste, ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.
Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)
Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 31 kundër
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër
