Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

votimi TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm, në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025. Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Gjithasht, dy deputetë socialistë dolën nga "rresht", Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Konkretisht, Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale. Votimi dhe projektligjet e miratura në parim: Votimi: 83 vota pro, 31 kundër Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat...