“Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”/ Paqja në Ukrainë, Uashingtoni i paraqet Zelenskyn planin me 28 pika: Rusishtja si gjuhë zyrtare dhe…

“Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”/ Paqja në Ukrainë, Uashingtoni i paraqet Zelenskyn planin me 28 pika: Rusishtja si gjuhë zyrtare dhe…

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,366-të, ndërsa një plan i ri paqeje nga Shtetet e Bashkuara po qarkullon në mediat ndërkombëtare. Sipas raportimeve, Uashingtoni i ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Kievi duhet të pranojë një marrëveshje me 28 pika për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Plani përfshin kërkesa të ndjeshme, si: Dorëzimi i kontrollit të plotë të Donbasit Rusisë; Ngrirja e vijave aktuale të frontit në Kherson dhe Zaporizhzhia; Njohja e Krimesë dhe Donbasit si territore ruse; Përgjysmimi i ushtrisë ukrainase dhe heqja dorë nga armët me rreze të gjatë; Njohja e rusishtes si gjuhë zyrtare në Ukrainë; Status zyrtar për Kishën Ortodokse Ruse. Burime të mediave ukrainase theksojnë se propozimi “nuk i shërben interesave...