Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pesimizmi që po dëmton Gjermaninë, gjermanët po kursejnë më shumë sesa duhet dhe kjo po dëmton ekonominë
Gjermanët po kursejnë më shumë në llogaritë bankare sesa është e nevojshme, duke dëmtuar kështu ekonominë e vendit të tyre, paralajmërojnë ekonomistët dhe kërkojnë masa dhe informacione nga qeveria. Sipas një sondazhi të YouGov, 75% e gjermanëve besojnë se kursimi është i këshillueshëm në këtë moment, pavarësisht faktit se rritjet e pagave janë reale. Sipas Katharina Gangl, drejtoreshë e Institutit të Nurembergut për Vendime Tregu (NIM), kjo është kryesisht për shkak të inflacionit të fundit që pasoi periudhën e pandemisë. Problemi, thekson Gangl në n-tv, është se kur konsumatorët shpenzojnë më pak për blerjet e tyre, kjo dëmton palën tjetër, përkatësisht tregtinë, punësimin, pagat dhe të ardhurat nga taksat. Ajo madje sugjeron që qeveria duhet të vendosë një taksë mbi llogaritë e kursimit bankar, jo...