“Duhet t’i lëshojë territore Rusisë”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

“Duhet t’i lëshojë territore Rusisë”/ Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky alarmohet dhe i kërkon ndihmë Erdoganit

Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar Volodymyr Zelenskyn se Kievi do të duhet të pranojë një plan të ri të hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Plani, i raportuar nga disa media ndërkombëtare, përbëhet nga 28 pika. Disa prej tyre janë: – Dhënia e kontrollit të plotë të Donbasit Rusisë;– ngrirja e vijave aktuale të frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia;– një lloj “garancie sigurie” nga vendet e NATO-s për të penguar sulmet e ardhshme nga Moska;– njohja amerikane e Krimesë dhe Donbasit si territore ruse;– përgjysmimi i forcave të armatosura ukrainase dhe heqja dorë e Kievit nga armët me rreze të gjatë veprimi;– njohja e rusishtes si gjuhë zyrtare shtetërore në Ukrainë dhe statusi zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse. Menjëherë pas...