Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tragjedia me 61 viktima! Prokuroria: Diskoteka ‘Pulse’ në Koçan për vite të tëra ishte fuçi baruti
PAMJE NGA VENDNGJARJA MAQEDONIA E VERIUT-“Katastrofa që ndodhi në diskotekën Pulse në Koçan nuk u shkaktua vetëm nga gabimet e një dore njerëzore… Kjo ngjarje nuk ishte aksident apo lojë e rastësishme e fatit. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë dhe një seri gabimesh të lidhura, një zinxhir i mbylljes së syve”. Këto ishin pjesë e fjalëve hyrëse me të cilat prokurori i Koçanit, Borçe Janev, më 19 nëntor prezantoi aktakuzën në seancën e parë të gjyqësore për zjarrin në diskotekë, që la 63 viktima dhe mbi 200 të lënduar. Ai tha se për vite me radhë, ose më saktë, gjithmonë, klubi Pulse ka qenë një “kurth vdekjeje” dhe një “fuçi baruti”. Prezantimi i tij i detajuar për ngjarjen tragjike që ndodhi natën mes...