Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama. Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje...