Lirohen 8 shqiptarët e arrestuar, dyshohej se po planifikonin sulm ndaj Prokurorit të Belgjikës

Lirohen 8 shqiptarët e arrestuar, dyshohej se po planifikonin sulm ndaj Prokurorit të Belgjikës

Prokuroria Federale e Belgjikës ka kryer një operacion të gjerë hetimor pas kërcënimeve serioze që prej muajit korrik janë drejtuar ndaj prokurorit publik Julien Moinil, i njohur për luftën e tij ndaj trafikut të drogës. Për shkak të rrezikut të lartë, Moinil u vendos nën mbrojtje policore, ndërsa niveli i kërcënimit ndaj tij u ngrit në shkallën 4 – nivelin maksimal të alarmit. Hetimet kanë treguar se kërcënimet dyshohet se vijnë nga individë të lidhur me botën kriminale shqiptare, të implikuar në trafikun e organizuar të drogës. Për çështjen janë vënë në dispozicion burime të konsiderueshme operative dhe teknike. Të martën, policia ndërmori 18 bastisje në Bruksel dhe Leuven, duke ndaluar tetë persona dhe sekuestruar disa sende të rëndësishme për hetimin. Të dyshuarit u morën...