Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Mali i mbeturinave”/ Grumbulli i plehrave pranë lumit në Angli rrezikon të shkaktojë një katastrofë mjedisore
Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë e kishin vënë re. Sipas Associated Press, grumbulli, i fshehur pas një rreshti të dendur pemësh pranë një autostrade të ngarkuar, arrinte gjatësinë e tre pishinave olimpike dhe lartësinë e një shtëpie dykatëshe. Ekspertët mjedisorë shprehen shqetësim se mbeturinat mund të përfundojnë në lumin Cherwell, i cili kalon përmes kampusit të Universitetit të Oxford-it dhe më pas bashkohet me lumin Thames, duke rrezikuar ndotjen e lumenjve. Agjencia e Mjedisit në Angli kishte identifikuar zonën si me rrezik të lartë që në korrik dhe lëshoi urdhër ndalimi, ndërsa hetimet për këtë krim janë në zhvillim. Pamjet...