Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama thotë se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi “edhe Brukseli ka krim”, sipas tij. “Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha kryeministri Edi Rama. “Aspirantja për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme pranimi në bllok. Shqipëria ka qenë një vend kandidat për më shumë se një dekadë, por ka përfituar nga impulsi gjeopolitik për të zgjeruar...