Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Me faqe për muri ju pafsha”, Rama-deputetëve të opozitës që i kthyen shpinën: Vetëm me shëndet aman
“Kështu me faqe për muri ju pafsha”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa po fliste për buxhetin. “Nuk dua të marr shumë kohë edhe pse do më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu. Jo më pëlqen por më frymëzon shumë dhe kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”, u shpreh Rama. Më tej ai shtoi “Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi një buxhet masiv. Natyrisht është një buxhet që diktohet nga detyrimet tona të patjetërsueshme në dy drejtime. Detyrimi në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe detyrimi në raport me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e së cilës e garanton vetëm Partia Socialiste e...