Udhëzues për blerësin/ Agjenti imobiliar: Si të shmangni kurthet e tregut në Tiranë

Udhëzues për blerësin/ Agjenti imobiliar: Si të shmangni kurthet e tregut në Tiranë

Blerja e një apartamenti, veçanërisht 'në gropë', është një hap me risk të lartë për familjet shqiptare. Agjenti për shit-blerjen e pronave, Armand Shkëmbi, i ftuar në ‘Kush Paguan’ në Syri TV, me moderatore Klaudia Karabolli dhe Flavia Shahinaj, dha një sërë këshillash praktike për të minimizuar rreziqet. Ai theksoi rëndësinë absolute të reputacionit të ndërtuesit dhe se blerja nga kompani anonime ose pa një histori të provuar është tejet e rrezikshme. Zgjidhja ideale, sipas agjentit, është përdorimi i një kredie bankare ku banka merr si garanci (kolateral) pronat e vetë ndërtuesit. Ky mekanizëm ofron një nivel sigurie shumë më të lartë për blerësin, pasi përfshin një verifikim të thelluar nga ana e bankës. Të joshur nga një çmim më i ulët, shumë blerës neglizhojnë...