Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Dalin pamjet, i riu shqiptar rrahu për vdekje 58-vjeçarin grek pas sherrit në rrugë
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rrahjes brutale nga një shqiptar të një 58-vjeçari grek në lagjen Neos Kosmos të Athinës e cila çoi në vdekjen e tij. Pamjet tregojnë 29-vjeçarin me iniciale I.G. që godet personin tjetër pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë. I riu shihet duke e ndjekur viktimën në një rrugë pa krye dhe duke e goditur atë. 29-vjeçari është akuzuar tashmë për ‘vrasje të paqëllimshme’. Ai pritet të nxirret para një gjykate ku pritet të kërkojë një afat për të përgatitur mbrojtjen e tij. Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, tha ishin veprimet e viktimës që çuan në ngjarjen e rëndë. Pas përplasjes për të drejtën e kalimit në rrugë, i riu e kishte goditur 58-vjeçarin...