Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ministri Jaupaj: Buxheti 2026, hap vendimtar për modernizimin mjedisor dhe standardet europiane
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se buxheti i vitit 2026 shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave mjedisore, në forcimin e institucioneve dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore që vendi ynë ka fatin t’i ketë të veçanta në Europë. Sipas ministrit, buxheti i vitit të ardhshëm rritet me 9,2% krahasuar me 2025, duke arritur në 3,2 miliardë lekë, ndërsa fondet e shtuara shkojnë për investime konkrete që prekin ajrin, ujin, mbetjet dhe biodiversitetin. Për të në vitin 2026 do të investohet në blerjen e stacioneve të reja të monitorimit të ajrit dhe për sa i takon ujërave, parashikohen investime për zgjerimin e monitorimit të lumenjve dhe ujërave nëntokësore, për laboratorë dhe pajisje të specializuara, si dhe për harmonizimin me metodologjinë europiane të...