Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin  përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu”, thuhet në njoftimin e KPA-së. Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi...