Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohen
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për mënyrën e menaxhimit të parave publike. Ai kërkoi largimin e çdo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit. Braçe i bëri thirrje qeverisë që të gjithë ata që nuk përdorin fondet publike siç duhet, të largohen nga posti që mbajnë, duke e quajtur këtë detyrë thelbësore për menaxhimin e buxhetit dhe shërbimeve publike. “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai. Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra. Erion Braçe: Tre koncesionet...