DITA 2! Shqipëria ‘e paralizuar’ nga moti i keq, dhjetëra banesa të përmbytura, ura dhe rrugë të dëmtuara

DITA 2! Shqipëria ‘e paralizuar’ nga moti i keq, dhjetëra banesa të përmbytura, ura dhe rrugë të dëmtuara

ura e shkatëruar TIRANË-Reshjet e shiut vijojnë të risin problematikat në vend, me qindra banesa nën ujë, ura të shkatëruara dhe mungesë energjie elektrike në shumicën e zonave në Shqipëri. Shembja e urave, rrëshqitjet e dherave dhe segmentet e dëmtuara rrugore kanë izoluar disa fshatra, ndërsa ekipet e emergjencave civile janë angazhuar në terren që prej mëngjesit për të vlerësuar situatën. Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 fshatra janë aktualisht të izoluara për shkak të dëmtimeve të infrastrukturës rrugore dhe shembjes së urave. Situata mbetet kritike edhe për ujësjellësin e qytetit, pasi përroi i Tarazhit vazhdon të gërryejë zonën ku kalojnë tubacionet kryesore. Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me Delvinën dhe Sarandën, është shembur duke izoluar kështu totalisht banorët e këtyre 3...