Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve, por shkon për godina pa lidhje me realitetin shqiptar si në rastin e Butrintit. Zhupa deklaroi se në Tiranë nuk ka institucione kulturore, nuk ka Teatër, Muze dhe Galeria e Arteve është ende e mbyllur. “Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja. Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatro Kombëtar, është i mbyllur MHK, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Nuk ka institucione kulturore që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk...