Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj

Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj

Në seancën e sotme plenare, ku diskutohej projektbuxheti i vitit 2026, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Debati u ndez pasi Tabaku akuzoi qeverinë se vazhdon të paguajë miliona lekë për çështjen e inceneratorëve dhe paralajmëroi ministrin se “do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj”. Tabaku u shpreh se shpenzimet për inceneratorët vijojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit dhe se qeveria i paraqet të dhënat në mënyrë të pasaktë. “ Ministri Malaj u përgjigj duke thënë se të dhënat e institucioneve ndërkombëtare tregojnë rritje ekonomike dhe përmirësim të të ardhurave për shqiptarët. Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja...