Reshje me intensitet të lartë në Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore

Reshje me intensitet të lartë në Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore

Që prej mesnatës së mbrëmshme, reshjet e shumta të shiut kanë vijuar dhe në qarkun e Beratit. Sipas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Berat, reshjet kanë qenë të dendura dhe me intensitet të lartë, veçanërisht në zonat malore. Përgjatë aksit rrugor Poliçan–Skrapar prej mëngjesit të sotëm qarkullimi I mjeteve po kryhet me vështirësi pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor ka pasur rrëshqitje dheu duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e emergjencës dhe mjetet e punës për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Situata mbetet kritike edhe në zonën e fshatit Moravë, ku prurjet e mëdha në lumin Osum kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore. Banorët...