Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vr*sja për kafe, Daniel Pepa dorëzohet në polici
Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 16:55 Daniel Pepa i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku mbetën të vrarë dy persona, është dorëzuar në Polici këtë të mërkurë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative. Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe. Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka...