Izolohen 10 fshatra, shembje urash dhe rrugësh në disa fshatra në Mirditë

Izolohen 10 fshatra, shembje urash dhe rrugësh në disa fshatra në Mirditë

Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 17:19 Moti i keq ka shkaktuar fryrjen e përrenjve malorë në Mirditë, duke krijuar probleme të shumta infrastrukturore në disa zona të bashkisë. Shembja e urave, rrëshqitjet e dherave dhe segmentet e dëmtuara rrugore kanë izoluar disa fshatra, ndërsa ekipet e emergjencave civile janë angazhuar në terren që prej mëngjesit për të vlerësuar situatën. Në fshatin Jezull, banorët janë bllokuar pas rrëzimit të urës që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit. Ata thonë se nuk kanë qenë kurrë më parë përballë një situate të tillë dhe kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë sa më shpejt. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, dhe prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, inspektuan nga afër zonat më të dëmtuara, duke marrë informacion nga stafet teknike...