Rekursi i Belerit rrëzohet/ Olta Xhaçka dhe bashkëshorti nuk do të hetohen

Rekursi i Belerit rrëzohet/ Olta Xhaçka dhe bashkëshorti nuk do të hetohen

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për Olta Xhaçkën. Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik. SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal dhe tashmë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoni në seancën gjyqësore të se hënës, edhe Gjykata e Lartë vendosi po njësoj. Beleri e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale. Njoftimi: GJKKO70022-00549-00-2025DHIONISIOS ALFRED BELERINeni 291 i Kodit te Procedures Penale.S.BINAJLënien në fuqi të vendimit me nr.117 (87-2025-122) datë...