“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS. “Qoftë fizikisht, por edhe në Skype/Zoom, kryetari i bashkisë duhet të jetë i pranishëm në mbledhje ku merren vendime të rëndësishme për Tiranën”, tha anëtar i këshillit PS, Halit Valteri. Anëtari i Këshillit Bashkiak për PD, Dorian Teliti, thotë se të djathtët e duan Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy ato që ka bërë dhe nuk ka bërë për Tiranën: “Të majtët vetë e larguan dhe...