Dëmet nga përmbytjet, problemet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të shiut

Dëmet nga përmbytjet, problemet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të shiut

Kjo është pamja që ka lënë pas përmbytja e një dite më parë në familjen Sela, në Fushë-Mamurras. Uji është tërhequr, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, kryesisht në blegtori. Në Mirditë si pasojë e shembjes së dherave janë bllokuar rrugët e disa fshatrave. Është shembur ura që lidh Fshatin Jezull me rrugën kryesore Sa herë ka shi, tregu industrial në Pogradec mbushet me ujë. Tregtarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të punojne Pas reshjeve të dendura të së martës, Bashkia e Durrësit raporton 77 banesa, 19 biznese dhe 220 hektarë tokë bujqësore të prekura në Manzë, Sukth dhe Ishëm. Ujërat janë tërhequr dhe niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave, por banorët janë të frikësuar. Rënie gurësh, dherash...