Të ardhura nga droga/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln € të Agron Lamajt

Të ardhura nga droga/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln € të Agron Lamajt

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 17 pasuri me vlerë 3.5 mln euro, në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali. Sipas organit të akuzës dyshohet se këto pasuri janë të përfituara nga veprimtari kriminale. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për  pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: -Pasuria e llojit “Pemëtore” me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.; -Pasuria e llojit “Pemëtore”, me sip. 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.; -Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2; -Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip.126.6m2 në zotërim të shtetasit A.L.; -Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip. 143.7m2;...