Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

Ndërpritet furnizimi me ujë i qytetit të Sarandës. Ujësjellës Kanalizime Sarandë njofton se shkak për ndërprerjen është turbullimi i ujit në burimet e Navaricës dhe të puseve në fushën e Vrionit. Ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës. Ndërkohë, sipas informacioneve më të fundit, në Bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet e shumta. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Sakaq, është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj. Rruga Fushvëri-Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1...