Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Një 71-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në pusin që ndodhej në banesën e saj në fshatin Metoq, Sarandë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur më datë 18.11.2025. E moshuara me iniciale M. B., është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. NJOFTIMI Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon...