Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bie mbështetja për Trumpin, Reuters: Niveli më i ulët që nga janari
Mbështetja për presidentin amerikan, Donald Trump ka rënë në 38 për qind, niveli më i ulët ky që nga janari, kur republikani u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Një sondazh i Ipsos-it për Reuters tregon se pakënaqësia më e madhe e amerikanëve ndaj tij në këtë moment lidhet me mënyrën si po e trajton krizën e kostos së lartë të jetesës dhe çështjen e Jeffrey Epstein. Anketimi vjen në një kohë kur ndikimi Trumpit në Partinë Republikane po tregon shenja dobësimi, sipas medias së njohur. Të dyja dhomat e Kongresit ranë dakord të urdhërojnë departamentin e drejtësisë të SHBA-së të publikojë dosjet e tij mbi të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me shumicë dërrmuese masën me një...