Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Niveli i lumit Vjosa arrin në 5 metër, kreu i Emergjencave Civile inspekton urën e Mifolit dhe Novoselën
Haki Çako, ka inspektuar situatën në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rrezikut të mundshëm për daljen e tij nga shtrati. Çako u shpreh se kjo zonë mbetet një pikë nevralgjike, ndërsa situata po monitorohet nga afër edhe në jug të vendit, në Gjirokastër dhe Memaliaj, ku pritet rritje e prurjeve të lumit dhe mundësi krijimi situatash problematike. Sipas Çakos, ditët e fundit kanë shënuar reshje intensive, ndërsa edhe ditët në vijim parashikohet të kenë sasi të konsiderueshme shiu. Për këtë arsye, ai theksoi se e gjithë vëmendja e strukturave të emergjencës është përqendruar në terren, për të reaguar në kohë ndaj çdo zhvillimi. Gjatë inspektimit, Çako është ndalur edhe te situata në qarkun...