Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rritja e nivelit të lumit të Vjosës, banorët të shqetësuar: Kemi larguar bagëtinë dhe kemi zhvendosur pajisjet e orenditë shtëpiake
Banorët e fshatrave të njësisë administrative të Novoselës janë të interesuar për prurjet e lumit Vjosë, sidomos në zonën e urës së Mifolit, aty ku lumi shpesh del nga shtrati. Ata thonë se pothuajse çdo vit përballen me përmbytje dhe janë të trembur, sepse rrezikojnë shtëpitë dhe pronat e tyre. “Kemi qenë të detyruar të largojmë bagëtinë dhe të zhvendosim pajisje e orendi shtëpiake nga frika se mund të na i marrë uji i lumit të Vjosës. Jemi me shumë merak, sepse situata përsëritet vazhdimisht çdo herë që ka reshje shiu me intensitet”, shprehet një nga banorët e zonës. Që nga orët e para të ditës së sotme deri ne orën 14-30 niveli i lumit Vjosa është rritur me 1 m duke shkuar 5.5 m,...