“Buxheti i ri një deklaratë braktisjeje për Veriun”, Gjekmarkaj nga Kuvendi: Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk duan thërrime

“Buxheti i ri një deklaratë braktisjeje për Veriun”, Gjekmarkaj nga Kuvendi: Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk duan thërrime

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi sot nga foltorja e Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026. Zv.kryeparlamentari tha se buxheti i ri është deklaratë braktisje për Veriut. Sipas tij buxheti i ri nuk ka asnjë investim në infrastrukturën që lidh Veriun me Tiranën, me Kosovën, me Malin e Zi, rrjetin energjetik, bujqësinë apo turizmin. Së fundmi Gjekmarkaj shtoi se Veriu nuk do thërrime dhe propagandë, por një buxhet të drejtë. Fjala e plotë Të dashur qytetarë të Lezhës, të Mirditës dhe të Kurbinit Zoti Kryetar   Sot nuk po flas vetëm për një projekt-buxhet. Po flas për pasojat e tij. Po flas për realitetin që ndodh sa herë kjo qeveri miraton një buxhet që nuk sheh qytetarin, por sheh propagandën; nuk sheh nevojat, por klientelën; nuk sheh...